Mbylle Tabelen
Duke vizituar apo porositur përmes JUSAHOST SH.P.K , ju pajtoheni me kushtet e përcaktuara më poshtë. Ju lusim t’i lexoni ato me kujdes dhe të informoheni për rregullat që duhet zbatuar.
JUSAHOST SH.P.K posedon të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të përdorimit, pa njoftim paraprak.
Komunikimi me Anë të Mjeteve Elektronike
Kur ju vizitoni jusahost.com ose na dërgoni email, ne komunikojmë përmes mënyrës elektronike. Duke pranuar kushtet e përdorimit, ju pranoni se jeni duke komunikuar në mënyrë elektronike. Komunikimi jonë me ju do të jetë përmes postës elektronike (email), apo njoftimeve të cilat do t’i shpallim në ueb-faqe ose live chat.
Mbrojtja e privatësisë
Në emër të JUSAHOST SH.P.K zotohemi për të mbrojtur privatësinë e klientëve tonë. Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të klientëve/shfrytëzuesve dhe të dhënat e nevojshme për afarizëm të cilat janë në përputhje me shprehitë e mira të afarizmit profesional.
Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit mund të perdoren vetëm për qëllime informimi dhe promovimi të produkteve dhe shërbimeve .
Ne u japim klientëve mundësi të zgjedhjes së vendimit nëse ata duan të fshihen nga listat e postimeve të përdorura për fushatat e marketingut.
Të gjitha të dhënat për përdoruesit/klientët janë rreptësishtë konfidenciale dhe në dispozicion vetëm për punonjësit që e kanë të domosdoshme kryerjen e punës së tyre. Të gjithë punonjësit e JUSAHOST SH.P.K janë përgjegjës për të respektuar parimet e mbrojtjes së privatësisë së klientëve.
Pronësia intelektuale
Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe – elemente të projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet – janë pronësi e JUSAHOST SH.P.K apo furnizuesit të saj dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak të JUSAHOST SH.P.K . Nëse mendoni se përmbajtja që posedon jusahost është e juaja dhe se ajo është abuzuar, na kontaktoni në mënyrë që të krijohet e drejt e pronësisë intelektuale.
Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit janë vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale ose të shpërndahen për palët e treta.
Çmimet e Produkteve
JUSAHOST SH.P.K detyrohet të pranoj çdo çmim me të cilin keni blerë një produkt, edhe nëse çmimi I produktit ka ndryshuar pasi që ju keni bërë porosinë. JUSAHOST SH.P.K ka të drejtë të anulojë formën e porosisë dhe të dërgojë njoftim përmes emailit për konsumatorët, nëse ka pasur një gabim të rënd gjatë vendosjes së çmimeve në ueb-faqe, p.sh. në vend të 1000 është shënuar 100 Euro ose Cmimi i një produkti është zero (0) atëherë JUSAHOST SH.P.K ka te drejtë që ta anuloj atë porosi.
Orari
JUSAHOST SH.P.K pranon porosi 24 orë gjatë ditëve të punës dhe liferohet brenda 24 orëve, përveç në rast festash apo ngjarje që është e arsyetueshme. Porosite që behen gjate vikendit,liferimi behët me së largu të hënën.
Ndryshimi (update) i të Dhënave në Ueb-faqe
JUSAHOST SH.P.K rezervon të drejtën që në çdo kohë, pa paralajmërim, të ndryshojë të dhënat në ueb-faqe. Vizitorët e JUSAHOST SH.P.K nuk kanë të drejtë që në mënyrë të njëanshme të ndryshojnë kushtet e përdorimit dhe çdo ndryshim i mundshëm është i pavlefshëm, pos nëse dy palët bien dakord me shkrim.
Porosia
Porosia minimale e produktit është 4.99 €
Jusahost sh.p.k ofron produkte vetëm për klient në moshen +18 vjeq!
Për të porositur produkte te ofruara nga JUSAHOST SH.P.K, ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Bëhet regjistrimi – krijimi I llogarisë
2. Përzgjedhja e produktit të cilin ju dëshironi ta blini
3. E shtoni në shportë (nëse ndonjë prej artikujve nuk ju konvenon mund ta hiqni nga shporta me x)
4. Zgjedhja e pagesës
5. E konfirmoni porosinë
6. Bëhet lëshimi I faturës dhe kontaktohet klienti nga agjentët e shitjes
7. Aktivizohet produkti
4. Zgjedhja e Pagesës
Në këtë hap, ju mund të zgjidhni disa nga mundësitë të cilat ne i ofrojmë për ta kryer pagesën e produkteve të porositura:
– Transfer banker (E-banking)
– Me para në dorë (Cash) pas pranimit të mallit
– Me kartele të bankës në POS terminal, pas pranimit të malit
-Pagesë përmes PayPal
6. Konfirmimi i Porosisë
Para se ta konfirmoni porosinë, ju mundeni edhe një here të shikoni në detajet e vendosura nga ana juaj, si: çfarë keni porositur, a është I saktë informacioni I vendosur për kompaninë tuaj, cila është kostoja e porosisë, cila është shuma e përgjithshme etj.
Nëse gjithçka është në rregull, klikoni tek “Konfirmo”. Në këtë moment, ju automatikisht do ta pranoni një email me pasqyrën e porosisë suaj.
Neni 1
Të gjitha shërbimet i kanë çmimet e tyre aktuale në web faqet tona asnjë veprim nuk realizohet për shumat e dërguara më pak se çmimet e cekura dhe anasjelltas.
Neni 2
1. Në asnjë rast nuk lejohen përmbajtjet për të rritur në serverët dhe rrjetat e JUSAHOST SH.P.K Të gjitha fotografitë, videot dhe vegëzat e dedikuar për të rritur, përmbajtjet e shkruara dhe të ngjashme janë në mënyrë rigoroze të ndaluara.
2. Kompania JUSAHOST SH.P.K ndalon rreptësisht përmbajtjet ilegale apo që kanë për qëllim nxitje urrejtje të çdo forme, duke përfshire ato fetare,etnike apo racore në hapsirat e veta (servera). Në rast që në hapsirat tona identifikoni ndonjë faqe apo shërbim që ka njëren nga këto kategori ju lutem na lajmeroni në info@jusahost.com dhe shërbimet do të pezullohen menjehërë.
3. JUSAHOST SH.P.K është hapur për çdo llojë ankesë apo sygjerimi rreth klientëve pasi shërbimet qe përmbajnë nuk pengohen derisa nuk ka ankesa dhe nuk paraqesin rrezik për asnjë palë.
Neni 3
Të gjitha përdorimet interkative të webit në mënyrë rigoroze ndalohen në serverët e JUSAHOST SH.P.K . Kjo përfshinë por nuk kufizohet në përdorimet e chatit të shkruara në PHP, Perl, Python etj. Çdo përdorim i webit i cili paraqet “kohë reale” të bisedës nuk është i ndaluar.
Neni 4
Proceset e kërkuara nga serveri i webit, Croni, Shell ose ndonjë metodë tjetër nuk mund ti tejkalojë kufizimet e mëposhtme:
Të konsumojnë më tepër se 16 mb të Ram-it.
Të përdorë për më shpejtë se 15 sekonda të kohës CPU.
Numri i dokumenteve të hapura nuk duhet të jetë më i madh se 64.
Të formojë mbeturina themelore.
Numri i proceseve simultane nuk duhet të jetë më i madh se 5.
Nëse ju kërkoni një shërbim me performance të dedikuara për faqen tuaj na kontaktoni dhe na informoni për kërkesën tuaj.
Neni 5
Të gjithë përdoruesit janë të kufizuar në 15 konkurrentë të lidhjeve Mysql.
Secila databazë është e kufizuar në 2 GB të hapësirës së diskut.
Seria e databazave nuk duhet ti tejkalojë 3000 për orë.
Ndryshimet e databazave (inserti, freskimi, fshirja) nuk duhet të tejkalojë 1000 radhë për një minutë.
Serverët e databazave nuk duhet të përdoren si zgjedhje të hostingut. Lejimi i databazave mund të bëhet për web sajtet e hostuar nga Jusahost.
Akceset e largëta të databazave shërbejnë vetëm për qëllime administrative.
Neni 6
Asnjë klient nuk mund të publikojë materiale ilegale në websajtin e tyre pra websajtet si Warez, Crack ofrues, Muzika falas, Proxy web, Phishing Scam, etj., reptësisht ndalohen.
Neni 7
Secili klient i cili dëshiron të publikojë ndonjë album muzike ose ndonjë aplikacion të realizuar për të cilin posedojnë lejen komerciale për veprimin e tillë mund të na informojnë, përndryshe llogaria e hostingut të tyre shuhet nga ana e stafit tonë për një kohë prej një javë (7 ditë) ku pritet se mbrenda një jave klienti të argumentohet pas një jave websajti shuhet përgjithmonë dhe largohet nga serveri ynë poashtu edhe klienti nuk do të ketë më mundësi të blejë ndonjë shërbim nga kompania jonë.
Neni 8
Secili klient ka mundësi të posedojë nga një mailing list me sistemin apostafat të abonimit për pranimin e emailave nga web sajti I caktuar, pra asnjë klient nuk lejohet të realizojë një dërgim masiv të emailave nga hosti i tyre me ndonjë mënyrë tjetër pos asaj të lartëpërmendur përndryshe llogaria juaj shuhet përgjithmonë pa diskutim të mëtutjeshëm.
Neni 9
Çdo webfaqe/hosting apo shërbim që skadon, nga dita e skadencës ka afat 30 ditë për ta renovuar në menyrë që ti ri-aktivizohet shërbimi/webfaqja, pas 30 ditëve shërbimi/webfaqja do të fshihet komplet nga hapsirat tona automatik njëashtu domaini do dal në shitje gjë që mund ta rezervoj çdo kush sipas kushtëve ICANN.
Ne nuk mbajmë asnjë llojë përgjegjësie në rast të vonesave në pagesa të faturave andaj ju lutëm që të qëndroni korrekt me pagesa pasi këto janë rregulla standarde në çdo kompani hostingu!
Neni 10
Gjatë hostimit në hapsira tona ne nuk japim support për zhvillimin apo problemeve me faqen tuaj vetëm në rast që problemi është tek ne, Jusahost sh.p.k është e obliguar që të mirëmbajë serverët dhe t’ju ofroj uptime sipas marrveshjës ndersa pjesa e zhvillmit të faqes bëhet nga ju.
Neni 11
Jusahost sh.p.k ka të drejtë ta skanoj hapsirën tuaj pa ju pyetur për arsyeje sigurie apo keqpërdorimi por asesi kontrollimin e të dhënave tuaja.
Neni 12
Ne nuk ua ndalojme përdorimin e pluginsave,themeseve apo komponenteve të ndryshme që i shkarkoni në internet pa i paguar, mirpo nese nuk i kontrolloni për ndonje virus,spam,problem apo biruc të ngjajshëm të kësaj natyre dhe JUSAHOST SHP.P.K hasim probleme me faqen tuaj automatikisht ju pezullojme pa asnje njoftim dhe nuk ka kthim prapa!.
Neni 13
Jusahost sh.p.k ofron të gjitha parametrat që jan të paraqitur në webfaqen tonë çdo kërkesë shtesë duhet të paguhet në bazë të caktimit të çmimit nga agjenti i kompanisë tonë.
Vemendje
Mos harmonizimi i plotë me këto kushte është bazë për suspendim të llogarisë dhe / ose mbyllje (me kompenzim ose pa të që ka të bëjë me rregullat e JUSAHOST SH.P.K). Të gjitha llogaritë dhe / Serverët e përmbajtur brenda rrjetit të JUSAHOST SH.P.K duhet të mbështeten nga politikat e mësipërme. Ne rezervojmë të drejtën për ta bartur çdo llogari pa paralajmërim paraprak. Nëse ne e mbyllim llogarinë e juaj për shkak të shkeljes së politikave të caktuara, nuk ka kthim të mjeteve për paradhëniet e kryera.
Pronesia: Të gjithë domainet që regjistrohen tek ne posedojnë whois-in tonë pasi që ende nuk ka ndonje sistem të zhvilluar në Kosovë për pagesa online gje që detyrohemi të përdorim të dhenat tona për whois, në rast qe ju e keqperdorni domainin,hostingun duke u mbuluar me emrin e kompanisë tonë si rrjedhojë të dhënat tuaja dhe deshmitë do dorëzohen tek autoritetet konformë ligjit dhe ju do jeni përgjegjës për veprimet tuaja.